Esther 10

Mbreti Asuero i vuri një haraç vendit dhe ishujve të detit. Gjithë faktet e forcës dhe fuqisë së tij dhe përshkrimi i kujdesshëm i Mardokeut, i cili u ngrit nga mbreti, a nuk janë vallë të shkruara në librin e Kronikave të mbretërve të Medisë dhe të Persisë? Judeu Mardoke vinte i dyti në fakt mbas mbretit Asuero, i madh midis Judejve dhe i dashur nga moria e vëllezërve të tij; ai kërkonte të mirën e popullit të tij dhe kishte fjalë paqeje për gjithë fisin e tij.
Copyright information for Alb