Job 35

1Elihu vazhdoi të flasë dhe tha: 2"A të duket një gjë e drejtë kur thua: "Jam më i drejtë se Perëndia"? 3Në fakt ke thënë: "Ç'dobi ke? Çfarë dobie do të kisha nga mëkati im?". 4Do të të përgjigjem ty dhe miqve të tu bashkë me ty. 5Sodite qiellin dhe shiko me kujdes; shih retë, që ndodhen më lart se ti. 6Në qoftë se ti mëkaton, çfarë efekti ka mbi të? Në qoftë se ti i shumëzon prapësitë e tua çfarë dëmi i shkakton? 7Në rast se je i drejtë, çfarë i jep, ose çfarë merr ai nga dora jote? 8Ligësia jote mund të dëmtojë vetëm një njeri si ti, dhe drejtësia jote mundet t'i sjellë vetëm dobi birit të një njeriu. 9Ngrihet zëri për numrin e madh të shtypjeve, ngrihet zëri për të kërkuar ndihmë për shkak të dhunës së të fuqishmëve; 10por asnjeri nuk thotë: "Ku është Perëndia, krijuesi im, që natën të jep këngë gëzimi, 11që na mëson më tepër gjëra se sa kafshëve të fushave dhe na bën më të urtë se zogjtë e qiellit?" 12Kështu ngrihen zëra, por ai nuk përgjigjet për shkak të krenarisë së njerëzve të këqij. 13Me siguri Perëndia nuk ka për t'i dëgjuar ligjëratat boshe dhe i Plotfuqishmi nuk do t'jua vërë veshin. 14Edhe sikur ti të thuash se nuk e shikon atë, çështja jote qëndron para tij, dhe ti duhet të presësh. 15Por tani, duke qenë se në zemërimin e tij ai nuk dënon dhe nuk u jep shumë rëndësi shkeljeve, 16Jobi hap kot buzët dhe mbledh fjalë që nuk kanë arsye".
Copyright information for Alb