Joshua 12

1Këta janë mbretërit e vendit të mundur nga bijtë e Izraelit, që pushtuan territorin e tyre matanë Jordanit, në drejtim të lindjes, nga përroi Arnon deri në malin Hermon dhe tërë Arabahun lindor; 2Sihoni, mbret i Amorejve, që banonte në Heshbon dhe sundonte nga Aroeri, që gjendet mbi brigjet e lumit të Harnonit, nga gjysma e lumit dhe nga gjysma e Galaadit deri në lumin Jakob, që është kufi me bijtë e Anonit; 3dhe në pjesën lindore të Arabahut nga deti i Kinerethit deri në detin e Arabahut, nga Deti i Kripur deri në Beth-Jeshimoth, dhe në jug deri në shpatet e Pisgahut. 4Pastaj territori i Ogut, mbretit të Bashanit, një nga gjigantët që kishin shpëtuar dhe që banonte në Ashtaroth dhe në Edrej, 5dhe që sundonte mbi malin Hermon, mbi Salkahun, mbi tërë Bashanin deri në kufirin e Geshuritëve dhe Maakathitëve, dhe mbi gjysmën e Galaadit deri në kufirin e Sihonit, mbretit të Heshbonit. 6Moisiu, shërbëtori i Zotit, dhe bijtë e Izraelit i mundën; pastaj Moisiu, shërbëtori i Zotit ua dha në zotërim vendin e tyre Rubenitëve, Gaditëve dhe gjysmës së fisit të Manasit. 7Këta janë përkundrazi mbretërit e vendit që Jozueu dhe bijtë e Izraelit i mundën këtej Jordanit, në perëndim, nga Baal-Gadi në luginën e Libanit deri në malin Halak që ngrihet mbi Seir, vend që Jozueu 8në krahinën malore, në ultësirën, në Arabah, në shpatet e maleve, në shkretëtirë dhe në Negev; vendi i Hitejve, i Amorejve, i Kananejve, i Perezejve, i Hivejve dhe i Jebusejve; 9mbreti i Jerikos, një; mbret i Ait, afër Bethelit, një; 10mbreti i Jeruzalemit, një; mbreti i Hebronit, një; 11mbreti i Jarmuthit, një; mbreti i Lakishit, një; 12mbreti i Eglonit, një; mbreti i Gezerit, një; 13mbreti i Debirit, një; mbreti i Gederit, një; 14mbreti i Hormahut, një; mbreti i Aradit, një; 15mbreti i Libnahut, një; mbreti i Adulamit, një; 16mbreti i Makedahut, një; mbreti i Bethelit, një; 17mbreti i Tapuahut, një; mbreti i Heferit, një; 18mbreti i Afekut, një; mbreti i Sharonit, një; 19mbreti i Madonit, një; mbreti i Hatsorit, një; 20mbreti i Shirom-Meronit, një; mbreti i Akshafit, një; 21mbreti i Taanakut, një; mbreti i Megidos, një; 22mbreti i Kedeshit, një; mbreti i Jokneamit, në Karmel, një; 23mbreti i Dorit, mbi lartësinë e Dorit, një; mbreti i popujve të Gilgalit, një; 24mbreti i Tirtsahut, një. Gjithsej tridhjetë e një mbretër.
Copyright information for Alb