Proverbs 12

1Kush e do korrigjimin do diturinë, por ai që e urren kritikën është budalla. 2Njeriu i mirë gëzon përkrahjen e Zotit, por ky do të dënojë njeriun që sajon plane të këqija. 3Njeriu nuk bëhet i qëndrueshëm me pabesinë, por rrënja e të drejtëve nuk do të lëvizet kurrë. 4Gruaja e virtytshme është kurora e burrit të saj, por ajo që e turpëron është si një krimb në kockat e tij. 5Mendimet e të drejtëve janë drejtësia, por synimet e të pabesëve janë mashtrimi. 6Fjalët e të pabesëve rrinë në pritë për të derdhur gjak, por goja e njerëzve të drejtë do t'i çlirojë. 7Të pabesët janë përmbysur dhe nuk janë më, por shtëpia e të drejtëve do të mbetet më këmbë. 8Një njeri lëvdohet për gjykimin e tij, por ai që ka një zemër të çoroditur do të përçmohet. 9Éshtë më mirë të të çmojnë pak dhe të kesh një shërbëtor, se sa të të nderojnë dhe të mos kesh bukë. 10I drejti kujdeset për jetën e bagëtisë së tij, por të përbrendshmet e të pabesëve janë mizore. 11Kush punon tokën e tij do të ngopet me bukë, por ai që shkon pas kotësive është pa mend. 12I pabesi dëshiron gjahun e njerëzve të këqij, por rrënja e të drejtëve sjell fryt. 13Njeriu i keq kapet në kurthin e mëkatit të buzëve të tij, por i drejti do t'i shpëtojë fatkeqësisë. 14Njeriu do të ngopet me të mira për frytin e gojës së tij, dhe secili do të marrë shpërblimin simbas veprës së duarve të tij. 15Rruga e budallait është e drejtë para syve të tij, por ai që dëgjon këshillat është i urtë. 16Budallai e tregon menjëherë pezmatimin e tij, por njeriu i matur e fsheh turpin. 17Ai që thotë të vërtetën shpall atë që është e drejtë, por dëshmitari i rremë thotë mashtrime. 18Kush flet pa mend është si ai që shpon me shpatë, por gjuha e të urtëve sjell shërim. 19Buza që thotë të vërtetën, do të bëhet e qëndrueshme përjetë, por gjuha që gënjen zgjat vetëm një çast. 20Mashtrimi është në zemrën e atyre që kurdisin të keqen, por për ata që këshillojnë paqen ka gëzim. 21Asnjë e keqe nuk do t'i ndodhë të drejtit, por të pabesët do të kenë plot telashe. 22Buzët gënjeshtare janë të neveritshme për Zotin, por ata që veprojnë me çiltërsi i pëlqejnë atij. 23Njeriu i matur e fsheh diturinë e tij, por zemra e budallenjve shpall budallallëkun e tyre. 24Dora e njeriut të kujdeshëm do të sundojë, por dora e përtacëve do t'i nënshtrohet punës së detyrueshme. 25Shqetësimi në zemrën e njeriut e rrëzon atë, por një fjalë e mirë e gëzon atë. 26I drejti e zgjedh me kujdes shokun e tij, por rruga e të pabesëve i bën që të humbasin. 27Përtaci nuk e pjek gjahun e tij, por kujdesi për njeriun është një pasuri e çmueshme. 28Mbi shtegun e drejtësisë ka jetë, dhe mbi këtë shteg nuk ka vdekje.
Copyright information for Alb