Psalms 137

1Atje, pranë lumenjve të Babilonisë, rrinim ulur dhe qanim, duke kujtuar Sionin; 2mbi shelgjet e kësaj toke kishim varur qestet tona. 3Atje, ata që na kishin çuar në robëri, na kërkonin fjalët e një kënge, po, ata që na shtypnin kërkonin këngë gëzimi, duke thënë: "Na këndoni një këngë të Sionit". 4Si mund të këndonim këngët e Zotit në një vend të huaj? 5Në rast se të harroj ty, o Jeruzalem, e harroftë dora ime e djathtë çdo shkathtësi; 6m'u lidhtë gjuha me qiellzën, në rast se nuk të kujtoj ty, në rast se nuk e vë Jeruzalemin përmbi gëzimin tim më të madh. 7Mbaji mënd, o Zot, bijtë e Edomit, që ditën e Jeruzalemit thonin: "Shkatërrojini, shkatërrojini që nga themelet". 8O bijë e Babilonisë, që duhet të shkatërrohesh, lum ai që do ta lajë të keqen që na ke bërë! 9Lum ai që merr foshnjët e tua dhe i përplas kundër shkëmbit!
Copyright information for Alb