Psalms 24

1Zotit i përket toka dhe të gjitha gjërat që janë mbi të, bota dhe banorët e saj. 2Sepse ai e ka themeluar mbi detet dhe e ka vendosur mbi lumenjtë. 3Kush do t'i ngjitet malit të Zotit? Kush do të qëndrojë në vendin e tij të shenjtë? 4Njeriu i pafajshëm nga duart dhe i pastër nga zemra, që nuk e ngre shpirtin për t'u dukur dhe nuk betohet në mënyrë të rreme. 5Ai do të marrë bekimet e Zotit dhe drejtësinë nga Perëndia e shpëtimit të tij. 6I tillë është brezi i atyre që e kërkojnë, që kërkojnë fytyrën tënde, o Perëndi e Jakobit. (Sela) 7O ju porta, çoni kokat tuaja; dhe ju, porta të përjetshme, hapuni krejt dhe Mbreti i lavdisë do të hyjë. 8Kush është ky Mbret i lavdisë? Éshtë Zoti i fortë dhe i fuqishëm, Zoti i fortë në betejë. 9O porta, çoni kokat tuaja; hapuni krejt, o porta të përjetshme, dhe Mbreti i lavdisë do të hyjë. 10Kush është ky Mbret i lavdisë? Éshtë Zoti i ushtrive; ai është Mbreti i lavdisë. (Sela)
Copyright information for Alb