Psalms 111

Aleluja. Unë do të kremtoj Zotin me gjithë zemër në këshillën e të drejtëve dhe në kuvend. Të mëdha janë veprat e Zotit, të kërkuara nga të gjithë ata që kënaqen me to. Veprat e tij janë madhështore dhe drejtësia e tij vazhdon përjetë. Ai bën që mrekullitë e tij të kujtohen; Zoti është i dhemshur dhe plot mëshirë. Ai u jep ushqime atyre që kanë frikë prej tij dhe do ta mbajë mend gjithnjë besëlidhjen e tij. Ai i tregoi popullit të tij fuqinë e veprave të tij, duke i dhënë trashëgiminë e kombeve. Veprat e duarve të tij janë e vërteta dhe drejtësia; tërë urdhërimet e tij janë të qëndrueshme, të patundura përjetë, për gjithnjë, të kryera me vërtetësi dhe drejtësi. Ai i dërgoi popullit të tij shpëtimin, ka vendosur besëlidhjen e tij përjetë; i shenjtë dhe i tmerrshëm është emri i tij. 10 Frika e Zotit është zanafilla e diturisë; kanë dituri të madhe ata që zbatojnë në praktikë urdhërimet e tij; lëvdimi i tij vazhdon në përjetësi.
Copyright information for Alb