Psalms 114

Kur Izraeli doli nga Egjipti dhe shtëpia e Jakobit nga një popull që fliste një gjuhë të huaj, Juda u bë shenjtorja e tij dhe Izraeli zotërimi i tij. Deti e pa dhe iku, Jordani u kthye prapa. Malet u hodhën si desh dhe kodrat si qengja. Ç'pate ti, o det, që ike, dhe ti, o Jordan, që u ktheve prapa? Dhe ju, o male, që u hodhët si desh, dhe ju, o kodra, si qengja? Dridhu, o tokë, në prani të Zotit, në prani të Perëndisë të Jakobit, që e shndërroi shkëmbin në liqen, shkrepin në një burim uji.
Copyright information for Alb