Psalms 124

Në qoftë se Zoti nuk do të kishte mbajtur anën tonë, le të thotë Izraeli: "Në qoftë se Zoti nuk do të kishte mbajtur anën tonë, kur njerëzit u ngritën kundër nesh, ata do të na kishin përpirë të gjallë, aq shumë shpërtheu zëmërimi i tyre kundër nesh; atëherë ujërat do të na kishin mbuluar dhe përroi do të kishte kaluar mbi ne, atëherë ujërat e fryra do të kishin kaluar mbi ne". Bekuar qoftë Zoti, që nuk na la si pre të dhëmbëve të tyre. Shpirti ynë shpëtoi si zogu nga laku i gjuetarit; laku u këput dhe ne shpëtuam. Ndihma jonë është te emri i Zotit, që ka krijuar qiejtë dhe tokën.
Copyright information for Alb