Psalms 128

Lum kushdo që ka frikë nga Zoti dhe që ecën në rrugët tij. Atëherë ti do të hash me mundin e duarve të tua, do të jesh i lumtur dhe do të gëzosh begatinë. Gruaja jote do të jetë si një hardhi prodhimtare në intimitetin e shtëpisë sate, bijtë e tu si drurë ulliri rreth tryezës sate! Ja, kështu do të bekohet njeriu që ka frikë nga Zoti. Zoti të bekoftë nga Sioni dhe ti pafsh begatinë e Jeruzalemit tërë ditët e jetës sate. Po, pafsh bijtë e bijve të tu. Paqja qoftë mbi Izraelin.
Copyright information for Alb