Psalms 129

Shumë më kanë shtypur që në rininë time, le ta thotë Izraeli: "Shumë më kanë shtypur qysh prej rinisë sime, por nuk kanë mundur të më mposhtin. Lëruesit kanë lëruar mbi kurrizin tim dhe kanë bërë aty brazda të gjata". Zoti është i drejtë; ai i preu litarët e të pabesëve. U turpërofshin të gjithë dhe kthefshin krahët ata që urrejnë Sionin! U bëfshin si bari i çative, që thahet para se të rritet; nuk ia mbush dorën korrësit, as krahët atyre që lidhin duajt; dhe kalimtarët mos thënçin: "Bekimi i Zotit qoftë mbi ju; ne ju bekojmë në emër të Zotit".
Copyright information for Alb