Psalms 139

1Ti më ke hetuar, o Zot, dhe më njeh. 2Ti e di kur ulem dhe kur ngrihem, ti e kupton nga larg mendimin tim. 3Ti e shqyrton me kujdes ecjen time dhe pushimin tim dhe i njeh thellë të gjitha rrugët e mia. 4Sepse, edhe para se të jetë fjala mbi gojën time ti, o Zot, e di atë plotësisht. 5Ti më rrethon nga pas dhe përpara dhe vë dorën tënde mbi mua. 6Njohja jote është shumë e mrekullueshme për mua, aq e lartë sa unë nuk mund ta arrij. 7Ku do të mund të shkoja larg Frymës sate, ose ku do të mund të ikja larg pranisë sate? 8Në rast se ngjitem në qiell, ti je atje; në rast se shtrij shtratin tim në Sheol, ti je edhe aty. 9Në rast se marr krahët e agimit dhe shkoj të banoj në skajin e detit, 10edhe aty dora jote do të më udhëheqë dhe dora jote e djathtë do të më kapë. 11Po të them: "Me siguri terri do të më fshehë", madje edhe nata do të bëhet dritë rreth meje: 12terri vetë nuk mund të të fshehë asgjë, madje nata shkëlqen si dita; terri dhe drita janë të barabarta për ty. 13Po, ti ke formuar të përbrëndëshmet e mia, ti më ke endur në barkun e nënes sime. 14Unë do të të kremtoj, sepse jam krijuar në mënyrë të mrekulluar; veprat e tua janë të mrekullueshme, dhe unë e di shumë mirë këtë gjë. 15Kockat e mia nuk ishin një e fshehtë për ty kur u formova në fshehtësi duke u endur në thellësitë e tokës. 16Dhe sytë e tu panë masën pa trajtë të trupit tim, dhe në librin tënd ishin shkruar ditët që ishin caktuar për mua, megjithëse asnjë prej tyre nuk ekzistonte ende. 17Oh, sa të çmuara janë për mua mendimet e tua, o Perëndi! Sa i madh është gjithë numri i tyre! 18Po të doja t'i numëroja, do të ishin më të shumtë se rëra; kur zgjohem jam ende me ty. 19Me siguri, ti do vrasësh të pabesin, o Perëndi; prandaj ju, njerëz gjakatarë largohuni nga unë. 20Ata flasin me pabesi kundër teje; armiqtë e tu përdorin më kot emrin tënd. 21A nuk i urrej vallë ata që të urrejnë, o Zot, dhe a nuk i urrej ata që ngrihen kundër teje? 22Unë i urrej me një urrejtje të përsosur; ata janë bërë armiqtë e mi. 23Më heto, o Perëndi, dhe njihe zemrën time; më provo dhe njihi mendimet e mia. 24dhe shiko në se ka tek unë ndonjë rrugë të keqe dhe më udhëhiq nëpër rrugën e përjetshme.
Copyright information for Alb