Psalms 148

1Aleluja. Lëvdoni Zotin nga qiejtë, lëvdojeni në vendet shumë të larta. 2Lëvdojeni, ju të gjithë engjëjt e tij, lëvdojeni ju mbarë ushtritë e tij. 3Lëvdojeni, o diell dhe hënë, lëvdojeni, ju mbarë yje të ndritshme. 4Lëvdojeni, ju qiej të qiejve, dhe ju ujëra përmbi qiejtë. 5Tërë këto gjëra le të lëvdojnë emrin e Zotit, sepse ai dha urdhër dhe ato u krijuan. 6Ai i ka vendosur përjetë, në përjetësi; por ka bërë një statut që nuk do të kalojë kurrë. 7Lëvdojeni Zotin nga toka, ju përbindësh të detit dhe mbarë oqeane, 8zjarr dhe breshër, borë dhe re, ajër i shtrëngatës që zbaton urdhërat e tij, 9mbarë male dhe kodra, mbarë dru frutorë dhe kedra; 10ju mbarë kafshë të egra dhe shtëpiake, rrëshqanorë dhe zogj me krahë; 11ju mbretër të dheut dhe mbarë popuj, princa dhe gjyqtarë të tokës; 12të rinj dhe vajza, pleq dhe fëmijë. 13Le të lëvdojnë emrin e Zotit, sepse vetëm emri i tij përlëvdohet. Lavdia e tij qëndron përmbi tokën dhe qiejtë. 14Ai e ka rritur forcën e popullit të tij, një arsye kjo lëvdimi për të gjithë shenjtorët e tij, për bijtë e Izraelit, një popull i afërt për të. Aleluja.
Copyright information for Alb