Psalms 149

Aleluja. Këndojini Zotit një këngë të re, këndoni lavdinë e tij në kuvendin e shenjtorëve. Le të ngazëllohet Izraeli tek ai që e ka bërë, le të ngazëllohen bijtë e Sionit te Mbreti i tyre. Le të lëvdojnë emrin e tij me valle, të këndojnë lavdet e tij me dajre dhe me qeste, sepse Zoti kënaqet me popullin e tij; ai i kurorëzon me shpëtim njerëzit e përulur. Le të ngazëllohen shenjtorët në lavdi, le të këndojnë nga gëzimi mbi shtretërit e tyre. Le të kenë në gojën e tyre lavdet e Perëndisë dhe në dorën e tyre një shpatë që pret nga të dy anët; për t'u hakmarrë me kombet dhe për t'u dhënë ndëshkime popujve, për t'i lidhur mbretërit e tyre me zinxhirë dhe fisnikët e tyre me pranga hekuri, për të zbatuar mbi ta gjykimin e shkruar. Ky është nderi që u rezervohet mbarë shenjtorëve të tij. Aleluja.
Copyright information for Alb