Psalms 92

1Éshtë bukur të kremtosh Zotin, dhe të këndosh lavdet në emrin tënd, o Shumë i Larti; 2të shpallësh në mëngjes mirësinë tënde dhe çdo natë besnikërinë tënde, 3me një harp me dhjetë tela, me lirën dhe me melodinë e qestes. 4Duke qenë se ti më ke gëzuar me atë që ke bërë, unë ngazëllohem për veprat e duarve të tua. 5Sa të mëdha janë veprat e tua, o Zot, sa të thella janë mendimet e tua! 6Njeriu pa mend nuk i njeh dhe budallai nuk kupton këtë: 7që të pabesët mbijnë si bari, dhe gjithë ata që kryejnë paudhësi lulëzojnë për t'u shkatërruar përjetë. 8Por ti, o Zot, mbetesh i Shkëlqyeri përjetë. 9Sepse ja, armiqtë e tu, o Zot, sepse ja armiqtë e tu do të vdesin dhe gjithë ata që kryejnë paudhësi do të shpërndahen. 10Por ti më ke dhënë forcë të barabartë me atë të buallit, ti me ke vajosur me vaj të freskët. 11Dhe sytë e mi kanë për të parë disfatën e armiqve të mi dhe veshët e mi kanë për të dëgjuar disfatën e njerëzve të këqij që ngrihen kundër meje. 12I drejti do të lulëzojë si palma, do të rritet si kedri i Libanit. 13Ata që janë mbjellë në shtëpinë e Zotit do të lulëzojnë në kopshtet e Perëndisë tonë. 14Do të japin fryte edhe në pleqëri, do të jenë të lulëzuar dhe të blertë, 15për të shpallur që Zoti është i drejtë; ai është Kështjella ime dhe nuk ka asnjë padrejtësi tek ai.
Copyright information for Alb