Titus 2

1pleqtë të jenë të përmbajtur, dinjitozë, të urtë, të shëndoshë në besim, në dashuri, në durim. 2Gjithashtu edhe gratë e moshuara të kenë sjellje ashtu si u ka hije shenjtoreve, jo shpifëse, jo robinja ndaj verës së shumtë, por mësuese të së mirës, 3që t'i mësojnë të rejat të duan burrat e tyre, të duan bijtë e tyre, 4të jenë fjalëpakë, të dlira, t'i kushtohen punëve të shtëpisë, të mira, të bindura ndaj burrave të tyre, që fjala e Perëndisë të mos blasfemohet. 5Nxiti gjithashtu të rinjtë që të jenë të matur, 6duke e nxjerrë në çdo gjë veten tënde si shembull veprash të mira, duke treguar në mësim pastërti, dinjitet, paprishshmëri, 7një e folur e shëndoshë e të paqortueshme, që kundërshtari të turpërohet e të mos ketë të flasë asgjë të keqe për ju. 8Shërbëtorët t'u binden zotërinjve të tyre, të mundohen t'i kënaqin në të gjitha gjërat, të mos i kundërshtojnë me fjalë, 9të mos përvetësojnë gjënë e huaj, por të tregojnë një besnikëri të plotë, që në çdo gjë të nderojnë mësimin e Perëndisë, Shpëtimtarit tonë. 10Sepse hiri shpëtues i Perëndisë iu shfaq gjithë njerëzve, 11dhe na mëson të mohojmë pabesinë dhe lakmitë e botës, sepse ne rrojmë me urtësi, me drejtësi dhe me perëndishmëri në këtë jetë, 12duke pritur shpresën e lume dhe të shfaqurit e lavdisë të të madhit Perëndi dhe të Shpëtimtarit tonë Jezu Krisht, 13i cili e dha veten për ne, për të na shpenguar nga çdo paudhësi dhe për të pastruar për vete një popull të veçantë, të zellshëm në vepra të mira. 14Mësoju këto gjëra, këshillo dhe qorto me çdo pushtet! Askush mos të përçmoftë. 15U kujto atyre që t'u nënshtrohen pushtetarëve dhe autoriteteve, të jenë të bindur, gati për çdo vepër të mirë,
Copyright information for Alb