‏ Job 26

1Atëherë Jobi u përgjigj dhe tha: "Si e ke ndihmuar të dobëtin, 2ose si e ke ndihmuar krahun pa forcë? 3Si e ke këshilluar atë që nuk ka dituri, dhe çfarë njohurish të mëdha i ke komunikuar? 4Kujt ia ke drejtuar fjalët e tua, dhe e kujt është fryma që ka dalë prej teje? 5Të vdekurit dridhen nën ujërat, dhe kështu bëjnë edhe banorët e tyre. 6Para atij Sheoli është i zbuluar, Abadoni është pa vel. 7Ai shtrin veriun në zbrazëti dhe e mban tokën pezull mbi hiçin. 8I mbyll ujërat në retë e tij, por ato nuk çahen nën peshën e tyre. 9E mbulon pamjen e fronit të tij, duke shtrirë mbi të retë e tij. 10Ka shënuar një kufi të veçantë mbi sipërfaqen e ujërave, në kufirin e dritës me terrin. 11Kollonat e qiellit dridhen dhe habiten nga kërcënimi i tij. 12Me forcën e tij qetëson detin, me zgjuarsinë tij ka rrëzuar Rahabin. 13Me Frymën e tij ka zbukuruar qiejt, dora e tij ka shpuar tejpërtej gjarpërin dredharak. 14Ja, këto janë vetëm thekët e veprave të tij. Ç'murmurimë të lehtë të tij arrijmë të dëgjojmë! Por vallë kush do të arrijë të kuptojë gjëmimin e fuqisë së tij?

Copyright information for Alb