Psalms 102
1O Zot, dëgjo lutjen time dhe britma ime arriftë tek ty. 2Mos ma fshih fytyrën tënde ditën e fatkeqësisë sime. Zgjate ndaj meje veshin tënd; kur unë të kërkoj, nxito të më përgjigjesh. 3Sepse ditët e mia davariten si tymi dhe kockat e mia digjen si urë zjarri. 4Zemra ime është goditur dhe thahet si bari, dhe unë harroj madje të ha ushqim. 5Duke vajtuar vazhdimisht, lëkura ime po u ngjitet kockave të mia. 6I ngjaj pelikanit të shketëtirës dhe jam bërë si bufi i vendeve të shkretuara. 7Jam pa gjumë dhe si harabeli i vetmuar mbi çati. 8Armiqtë e mi tallen me mua tërë ditën; ata që më përqeshin flasin kundër meje. 9Sepse e ha hirin si buka dhe përzjej lotët me atë që pi. 10Po, për shkak të indinjatës sate dhe të zemërimit tënd, më ngrite dhe më hodhe larg. 11Ditët e mia janë si hija që zgjatet, dhe unë po thahem si bari. 12Por ti, o Zot, mbetesh përjetë, dhe kujtimi yt zgjat brez pas brezi. 13Ti do të ngrihesh dhe do të të vijë keq për Sionin, sepse erdhi koha të tregosh dhembshuri ndaj tij; dhe koha e caktuar erdhi. 14Sepse shërbëtorët e tu i duan edhe gurët e tij dhe u vjen keq për pluhurin e tij. 15Po, kombet do të kenë frikë nga emri i Zotit dhe gjithë mbretërit e dheut nga lavdia jote, 16kur Zoti do të rindërtojë Sionin dhe do të duket në lavdinë e tij. 17Ai do të dëgjojë lutjen e njerëzve të braktisur dhe nuk do ta përbuzë lutjen e tyre. 18Kjo do të shkruhet për brezin e ardhshmëm, dhe populli që do të krijohet do të lëvdojë Zotin, 19sepse ai shikon nga lartësia e shenjtërores së tij; nga qielli Zoti këqyr dheun, 20për të dëgjuar vajtimin e robërve, për të çliruar të dënuarit me vdekje; 21me qëllim që në Sion të shpallin emrin e Zotit dhe në Jeruzalem lavdinë e tij, 22kur popujt dhe mbretëritë do të mblidhen bashkë për t'i shërbyer Zotit. 23Rrugës ai ka pakësuar fuqinë time dhe ka shkurtuar ditët e mia. 24Kam thënë: "O Perëndia im, mos më merr në mes të ditëve të mia. Vitet e tua zgjasin brez pas brezi. 25Së lashti ti ke vendosur tokën dhe qiejtë janë vepër e duarve të tua; 26ata do të zhduken, por ti do të mbetesh; do të konsumohen të gjithë si një rrobe; ti do t'i ndërrosh si një rrobe dhe ata do të ndryshohen. 27Por ti je gjithnjë po ai dhe vitet e tua nuk do të kenë kurrë fund. 28Bijtë e shërbëtorëve të tu do të kenë një vendbanim dhe pasardhësit e tyre do të jenë të qëndrueshëm para teje".
Copyright information for
Alb