‏ Psalms 67

1Perëndia pastë mëshirë për ne dhe na bekoftë; Perëndia e bëftë fytyrën e tij të shkëlqejë mbi ne, (Sela) 2me qëllim që mbi tokë të njihet rruga jote dhe shpëtimi yt midis gjithë kombeve. 3Popujt do të të kremtojnë, o Perëndi, të gjithë popujt do të të kremtojnë. 4Kombet do të gëzohen dhe do të ngazëllojnë, sepse ti do t'i gjykosh drejt popujt dhe do t'i udhëheqësh kombet mbi tokë. (Sela) 5Le të të lëvdojnë popujt, o Perëndi, le të të lëvdojnë tërë popujt. 6Toka do të prodhojë frytin e vet; Perëndia, Perëndia ynë, do të na bekojë. 7Perëndia do të na bekojë dhe tërë skajet e tokës do ta kenë frikë.

Copyright information for Alb